Mbrojtësi i Espanyolit, Mario Hermoso, ka hedhur poshtë zërat që e lidhin atë me një rikthim te Real Madridi gjatë verës.
23-vjeçari u bashkua me klubin katalanas në vitin 2017 pikërisht nga Madridi, ndërsa ai ka një kontratë deri në vitin 2020 me një klauzolë lirimi prej 40 milion eurosh.
Madrilenët kanë një marrëveshje riblerjeje prej 15 milion eurosh për mbrojtësin, ndërkohë që sipas mediave klubi nga “Santiago Bernabeu” zotëron ende 50% të kartonit të mbrojtësit.
23-vjeçari pohoi se ka një kontratë deri në vitin 2020 me Espanyol dhe se për momentin nuk ka ndërmend të lëvizë nga klubi katalanas







