Mbrojtësi i Eintracht Frankfurtit padit nënën e tij për arsye qesharake

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Mbrojtësi anësor i Eintracht Frankfurtit, Danny Da Costa ka ngritur padi ndaj nënës së tij, të cilën e akuzon se i ka vjedhur 6 fanella futbolli.

Historia e treguar sot nga “Bild” bëri menjëherë xhiron e botës, ndërsa shkak për këtë vendim të gjermanit janë bërë disa ndresa që ai i ka veshur me moshat e Bayer Leverkusenit, të cilat nëna e tij nuk ka ndërmend t’ia japë.

Sipas prestigjozes gjermane, procesi gjyqësor mes palëve është caktuar për më datën 27 shtator në Koln, ndërsa e vetmja mënyrë për t’u anuluar gjithçka, është që Da Costa dhe nëna të gjejnë gjuhën e përbashkët.

loading…