Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Bullgarisë, Ivan Goranov, ishte i zhgënjyer me disfatën 2-3 kundër Kosovës në stadiumin “Vasil Levski”, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Skuadra e Bernard Challandes ishte dominuese për pjesën më të madhe të ndeshjes të së hënës kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
“Të gjithë kolegët e mi po mendonin për ndeshjes. Humbje e rëndë. Ne e përmbysën rezultatin dhe po e kryesonim ndeshjen. Por, pastaj i bëmë disa gabime dhe e lamë rezultatin të kthehej”.
“Në këtë ndeshje ne ishim prapa tyre në aspektin fizik. Do të luftojmë deri në fund, nuk kemi tjetër opsion. Ne luajmë për Bullgarinë dhe shpresoj se nuk do të kemi më disfata në shtëpi”, ka thënë Goranov.







