Vojvoda
Mbrojtësi drenicas i Kosovës ka disa fjalë për Ushtrinë
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mergim Vojvoda po ashtu ka uruar të gjithë Kosovën për Ushtrinë e porsaformuar.
Vojvoda këtë e ka bërë me anë të një postimi në InstaStory.
“Jetën e japim, Kosovën s’e japim. Kosovo Army”, ka shkruar ai në këtë postim të tij.
Kujtojmë që Mergim Vojvoda ka prejardhje nga Drenica, derisa luan për skuadrën belge Royal Muscron.