Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur të heqë dorë nga importi i naftës ruse. Ky ndryshim pritet të ndodh në fund të vitit 2022, raporton BBC.
Kjo periudhë tranzicioni do t’i japë tregut, bizneseve dhe zinxhirëve të furnizimit kohë të mjaftueshme për të zëvendësuar importet ruse – të cilat përbëjnë 8% të kërkesës në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo i përngjan një propozimi të ngjashëm nga Uashingtoni, ku Presidenti Biden është vendosur të fuqizojë një ndalim të plotë të SHBA-së për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit.
BE ka bërë gjithashtu sot lëvizje për të reduktuar varësinë e kontinentit nga gazi rus, duke thënë se synon të ulë kërkesën e tij me dy të tretat deri në fund të vitit.
Mbretëria e Bashkuar është më pak e varur nga lëndët djegëse fosile ruse sesa shumë vende evropiane. Por furnizimet ruse ende përbëjnë 8% të importeve të përgjithshme të tyre, si dhe 18% e naftës në Mbretërinë e Bashkuar vjen nga Rusia.







