Mbresa-Xhulit: Të ka konvenuar të rrish me mua se kam qenë më e forta që kur kam hyrë në BBVK

Dita e shtunë ka rezultuar të prodhojë një sërë përplasjesh mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, sidomos mes Mbresës dhe Xhulit.

Në një debat mes tyre, Xhuli i ka thënë Mbresës se “akoma qëndron pas mendimit se e sheh atë si konkurrente të fortë”, por kjo e fundit nuk i ka pranuar “lëvdatat”.

“Ty të ka konvenuar të rrish me mua sepse në fund të fundit unë jam distancuar nga ti. Kam qenë protagonistja më e fortë që kur kam hyrë”, i ka thënë Mbresa, Xhulit pos tjerash.

Por, për më shumë detaje rreth këtij debati, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.