Mbledhje

Mblidhen tri komisione parlamentare

Tri Komisione parlamentare do të mbajnë sot mbledhje.

Në ora dhjetë do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Plani i Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023.

Më pas, në ora 11:00, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtojë Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023.

Në ora 11:00 do të mblidhet gjithashtu edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Plani i Punës të Komisionit për sesionin vjeshtor 2023.