LAJMI I FUNDIT

Mblidhen krerët e ushtrisë serbe, ministri i Vuçiqit thotë se janë të gatshëm për çdo detyrë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, janë takuar me komandantët e disa njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, shkruan Ballkani.info.

Oficerët e lartë më përgjegjës të Forcave të Armatosura të Serbisë i raportuan Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për situatën e sigurisë dhe situatën në terren dhe i njoftuan se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë janë të gatshëm të kryejnë të gjitha detyrat e vendosura para tyre nga udhëheqja shtetërore.

Edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme morën pjesë në takim në një vend të paidentifikuar.

Ky takim vjen pas sulmit terrorist të bandës kriminale serbe të udhëhequr nga Milan Radoiçiq që të dielën e kryen në Banjskë të Zveçanit. /Ballkani.info/