Një mbledhës i topave është bërë i famshëm nga fansat e Tottenhamit pasi pa zhurmë ia doli të vononte minutat shtesë të takimit që po e fitonin londinezët ndaj Watfordit me rezultat 2-1.
Ai mbajti topin për të vonuar minutat shtesë të takimit derisa veprimi i tij ngjalli reagimin e sulmuesit të Watfordit, Isaac Success, i cili u ndëshkua me karton të verdhë kur ia grushtoi topin që po e mbante në dorë i riu.
Pas ndëshkimit të Successit mbledhësi i topave bën me sy kah tifozët dhe njërit prej lojtarëve, duke konfirmuar se po ndihmonte në vonesën e ndeshjes.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1090732986256056320?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1090732986256056320&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fsport%2F142579%2Fmbledhesi-i-topave-heroi-qe-shpetoi-tottenhamin%2F







