Tifozët e Napolit njihen si një nga më të rrezikshmit në botë.
Një ditë para ndeshjes me PSV-në, mbi 180 tifozë të skuadrës janë arrestuar në Eindhoven të Holandës.
Policia u kishte kërkuar tifozëve të largoheshin nga qendra e qytetit, por kërkesa nuk është respektuar, çka çoi në arrestimin e tyre për shkelje të rregullores komunale mbi grumbullimet publike.
Tifozët e ndaluar janë shoqëruar me autobusë drejt komisariatit të policisë në rrugën Mathildelaan, ku do të merren në pyetje, shkruan Panorama.
Gjithashtu, mësohet se disa nga të ndaluarit nuk posedonin bileta për ndeshjen PSV – Napoli.
Kujtojmë se ndeshja PSV-Napoli, zhvillohet sonte në orën 21:00.







