Në Pançevë, gjatë një marshimi paqësor protestues, ka ndodhur një incident kur një shofer me makinë është përplasur me një kolonë të organizuar dhe siguruar nga studentët. Ai ka goditur një nga kujdestarët dhe e ka lënduar lehtë.
Sipas informacioneve të disponueshme në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Sveti Savës dhe Svetozar Miletiqit kur qytetarët janë nisur në një shëtitje të qetë proteste, transmeton Ballkani.info.
Gjatë gjithë rrugës, rojet e studentëve, siç shihet në video, siguruan rrugën dhe vendkalimet në kryqëzime.
Još jedan pokušaj gaženja studenata na pešačkom prelazu.
— Bora (@BoraKonj) April 12, 2025
Pančevo, ugao Svetog Save i Svetozara Miletića. pic.twitter.com/dNeNxtc6Dv
Në kryqëzimin e sipërpërmendur, ata u ndalën për të pritur kalimin e kolonës, përveç një burri që ishte dukshëm i indinjuar nga pamja e kolonës së studentëve.
“Gjatë gjithë kohës ka bërtitur, sharë dhe tundur krahët rreth automjetit dhe në një moment ka vozitur me makinë në drejtim të policëve dhe ka goditur djalin që ishte më afër në këmbë. Fatmirësisht djali nuk është lënduar rëndë dhe njerëzit kanë reaguar menjëherë. Është interesant fakti se burrit i kishte varur një shenjë me shkronjat Aleksandar Vuçiq”, raportuan pjesëmarrësit në protestë.
Ata po ashtu theksojnë se një qytetar i është afruar menjëherë punonjësit të trafikut që ndodhej aty, i cili i është përgjigjur se nuk ka përgjegjësi për incidente të tilla dhe se rasti duhet të lajmërohet në Polici, gjë që sipas të pranishmëve është bërë. /Ballkani.info/
LEXONI EDHE







