Mbappe u ka thënë bashkëlojtarëve se do të qëndrojë te PSG-ja

Kylian Mbappe do të mbetet pjesë e PSG-së, të paktën deri në fund të sezonit 2021/2022.

“CadenaSer” shkruan se drejtori i klubit francez, Leonardo, u ka thënë lojtarëve të Parisit se Mbappe do të qëndrojë.

Raportohet se edhe vetë futbollisti u ka treguar shokëve më të afërt te skuadra franceze se nuk pret që të largohet në këtë verë.

Ai së bashku me Lionel Messin dhe Neymarin do t’i prijnë sulmit të Parisit në edicionin 2021/2022.

Mbappe ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi që disa vjet. Ndërkohë, për të interesim ka shfaqur edhe Liverpooli.

Kontrata me PSG-në i skadon në verën e vitit 2022. Disa herë e ka refuzuar vazhdimin e kontratës me klubin francez.

Nëse nuk e vazhdon kontratën, në fund të edicionit do të mbetet lojtarë i lirë.