Mbappe tregon favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë

Kylian Mbappe, sulmues i PSG, kampion bote në fuqi me Francën, është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Der Spiegel, ku ka folur për frikërat e tij dhe botën e futbollit, ku ipas tij në një moment të caktuar, mund të biesh nga “parajsa” në “ferr”.

Frikërat: Ndonjëherë më shqetëson frika që kam. Nëse dështon si futbollist, të gjithë të vënë në dyshim. Kur humbet një ndeshje të madhe, pyetje që lind spontanisht është gjithmonë e njëjta: është ky fundi? Ishte bukur, por tani mori fund. Pozitive është që zgjat pak kjo ndjesi. E bukura është që në futboll nuk ke kohë për të menduar, kthehesh shumë shpejt në fushë.

Topi i Artë: Duke folur më konkretisht për një nga eventet më të rëndësishme të vitit (ceremoninë e çmimit të Topit të Artë), Mbappe zbulon fituesin e tij. “Messi. Pa dyshim ka qenë më i miri individualisht në këtë vit”.

Vetë francezi është përfshirë në listën e 30 kandidatëve për këtë trofe individual, por, sikurse kuptohet, për të argjentinasi është favoriti i madh.