Sulmuesi i PSG-së

Mbappe sërish favorit në garën për “Djaloshin e Artë”

Kylian Mbappe ka mundësinë të bëhet futbollisti i parë që e fiton dy herë rresht çmimin individual “Djaloshi i Artë”, që iu dedikohet lojtarëve deri në moshën 21 vjeçare.

Sulmuesi i Paris Saint Germain, pati rol kryesor në triumfin e Francës në Kupën e Botës që u mbajt verën e kaluar në Rusi.

Gazeta italiane “Tuttosport” e ka publikuar listën prej 20 lojtarëve që janë në garë për këtë çmim kurse Mbappe konsiderohet favoriti kryesor për të përsëritur suksesin e arritur vitin e kaluar.

Nga Premier League bie në sy prezenca e mbrojtësit të Liverpoolit, Alexander-Arnold si dhe futbollistët e Cityt e Unitedit, Foden dhe Dalot.

Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone dhe anësori i Romës, Justin Kluivert dallohen nga kampionati italian, gjersa nga La Liga ndodhet vetëm Vinicius Jr.

Fitues të mëhershëm të këtij trofeu kanë qenë futbollistë si Lionel Messi, Wayne Rooney, Paul Pogba, Isco, Anthony Martial dhe Raheem Sterling.

Në vazhdim lista e plotë me kandidatët për trofeun “Djaloshi i Artë”.

Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
Kelvin Amian (Toulouse)
Houssem Aouar (Lyon)
Josip Brekalo (Wolfsburg)
Patrick Cutrone (AC Milan)
Dani Olmo (Dinamo Zagreb)
Tom Davies (Everton)
Matthijs De Ligt (Ajax)
Diogo Dalot (Manchester United)
Eder Militao (Porto)
Odsonne Edouard (Celtic)
Phil Foden (Manchester City)
Gedson Fernandes (Benfica)
Amadou Haidara (Salzburg)
Achraf Hakimi (Borussia Dortmund – në huazim nga Real Madridi)
Nanitamo Ikone (Lille)
Justin Kluivert (Roma)
Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)
Dayot Upamecano (RB Leipzig)
Vinicius Jr (Real Madrid)