Paris Saint-Germain e ka konfirmuar që Kylian Mbappe do të mungojë rreth katër javë pas një lëndimi që e pësoi të dielën.
20 vjeçari në vikend e luajti ndeshjen e 100-të të tij në Ligue 1, mirëpo pati një fund të dhimbshëm pasi që u lëndua në leqe të këmbës.
Ai ishte lojtari i tretë i kampionit francez që u largua në atë takim, bashkë me Edinson Cavani-n dhe Abdou Diallo-n.
“Kylian Mbappe e lëndoi leqen e tij të majtë të këmbës dje. Testet e këtij mëngjesi e konfirmuan një mungesë katër javëshe varësisht nga rikuperimi”, shkruan PSG-ja në deklaratë.
loading…







