sulmuesi

“Mbappe mund ta fitojë Topin e Artë”

Ylli i Paris Saint-Germainit dhe Francës ka gjithçka për ta fituar Topin e Artë sipas Blaise Matuidit.

19-vjeçari është në mesin e 30 lojtarëve të nominuar për çmimin individual të vitit 2018, edhe pse sulmuesi nuk konsiderohet favorit për ta fituar, transmeton Gazeta Express.

“Ai është në mesin e të nominuarëve dhe mund ta fitojë. Ai ka treguar që është një lojtar i madh pavarësisht moshës së tij të re”, ka thënë mesfushori francez i Juventusit.

“Çfarë bën ai në fushë është fantastike. Ne e shohim atë edhe në stërvitje, dhe jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të punojmë me të”.

“Mbappe ka gjithçka që ta fitojë Topin e Arë në të ardhmen”.