Mbappe me zemër të madhe, bëhet pjesë e mbështetjes së popullit turk pas tërmetit tragjik

I ftuar i kanalit turk “TRT Sport”, Kylian Mbappe shprehu solidaritetin e tij me popullsinë e prekur nga tërmeti i tmerrshëm, i cili shkaktoi vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve:

“Ishte një ngjarje shumë tragjike, as që mund ta imagjinoja dhimbjen që ndjente turku, komuniteti dhe vendasit. Futbolli botëror mbështet Turqinë dhe do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar atë të rindërtojë veten.

Është një nder i madh për mua të jem pjesë e kësaj nisme. Para se të flas për futbollin, dua të them se të gjitha lutjet e mia shkojnë për popullsinë e prekur turke nag tërmeti tragjik. Do të bëj më të mirën për t’i ndihmuar ata.

Turqia është në një situatë të vështirë sot dhe shpresoj se mund ta kapërcejë atë. Shpresoj të jem në gjendje të kthehem e të luaj në Turqi dhe t’i takoj fëmijët atje për t’i bërë të buzëqeshin sadopak”.