Mbappe me një veprim i “çmendi” tifozët e Real Madridit

PSG ndodhet në Katar, ku janë në një turne që do t’i vë përballë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon të ndeshen edhe njëherë së bashku.

Një nga ngjarjet e planifikuara nga pala franceze ishte nënshkrimi i autografëve në Kullën Ooredoo, ku fansat erdhën për të marrë një suvenir nga yjet e tyre.

Në atë moment dhe teksa sulmuesi i PSG-së, Mbappe po firmoste, një tifoz thirri “hajde në Madrid, hajde në Madrid”, ndaj të cilit francezi reagoi me një gjest që tashmë është bërë viral.

Sulmuesi francez pas thirrjes së tifozit, ngrit gishtin e madh të dorës që simbolizon dhe nënkupton aprovimin e diçkaje. Ishte një veprim që me siguri do të bëjë që zërat për nënshkrimin e tij me Real Madrid të rriten edhe më shumë.

PSG-ja e di se Real Madrid është i vetmi klub që mund ta heqë Mbappen nga duart e tyre.