Mbappe

Mbappe largohet nga PSG-ja

Kylian Mbappe ka konfirmuar të premten se do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit.

Francezi përmes një video në Instagram ka thënë se të dielën do ta luajë ndeshjen e fundit në “Parc des Princes”.

“Doja t’ju drejtohesha juve. Gjithmonë kam thënë se do të flasë me ju kur të kisha diçka për të thënë. Doja t’ju them të gjithëve se ky është viti im i fundit në PSG. Nuk do të rinovoj kontratën time dhe aventurës sime i ka ardhur fundi. Unë do të luaj ndeshjen e fundit në Parc des Princes të dielën. Do të jetë një ndeshje plot emocione sepse jam aty prej vitesh dhe ishte nder të isha pjesë e klubit më të madh francez”, ka thënë 25-vjeçari.

Mbappe u transferua te PSG-ja në sezonin 2017/18. Ka fituar shumë tituj në Francë, por nuk arriti t’ia sillte Parisit trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.

Mbappe pritet që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e Real Madridit.