Mbappe ia fiton ndeshjen PSG-së ndaj Realit

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në “Parc des Princes” me rezultat 1:0.

Ishte Kylian Mbappe i cili realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes, pas një depërtimi të bukur në zonë, shkruan Gazeta Express

Në pjesën e parë, ndeshja u mbyll pa gola, por me administrim të plotë të PSG-së.

Rasti më i mirë i sfidës ishte i Lionel Messit i cili e humbi penalltinë. Ishte Mbappe që e fitoi 11-metërshin, por gjuajtjen e argjentinasit e priti Thibaut Courtois.

Parisienët e kërkuan me ngulm golin e fitores dhe atë e gjetën tek në minutën e fundit, kur Neymar asistoi bukur, ndërsa Mbappe bëri një depërtim fantastik, për ta mposhtur Thibaut Courtois.

Goli: https://streamja.com/embed/XqqZN

Paris Saint-Germain tani shkon në Madrid pas dy javëve me një epërsi të vogël dhe do ta kërkojë kualifikimin tutje.

Në anën tjetër, Real Madridi e ka një gol për ta përmbysur në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit.