Real Madrid ka kaluar tutje në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur në dy ndeshje Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm 6:3.

Sonte ka shkëlqyer Mbappe që shënoi tre gola në fitoren 3:1 të skuadrës madrilene përballë asaj të Pep Guardiolas.

PSG ka kaluar lehtësisht ndaj Brest duke e mposhtur bindshëm 7:0 sonte, derisa ndeshja PSV – Juventus ka shkuar në vazhdime pasi PSV fitoj sonte 2:1 ngjashëm siç kishte fituar Juventusi javën e kaluar në Torino. /Ballkani.info