Mbappe do të udhëtojë në Manchester për gjysmëfinalen me Cityn

Kylian Mbappe është në dyshim për tu paraqitur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, pas lëndimit që pësoi këtë javë.

Megjithatë, klubi parisien e ka përfshirë në listën e futbollistëve për ndeshjen e kthimit.

Mbappe do të udhëtojë në Manchester të hënën.

Ndeshja Manchester City – PSG zhvillohet të martën. Gjysmëfinalen e parë e fituan anglezët 1-2.