Mbappe beson se është ai lideri i PSG-së

Kylian Mbappe erdhi nga banka rezervë për të shënuar gol në fitoren 0-2 ndaj Marseilles në derbin e javës së 11-të në Ligue 1, ndërsa ka thënë se e ndjen vetën si lider i parisienëve.

19 vjeçari u la befasisht jashtë formacionit startues nga Thomas Tuchel, me trajnerin gjerman që njoftoi më vonë se ky vendim u mor për shkaqe të diciplinës, pasi që Mbappe ishte vonuar për bisedën në grup para ndeshjes.

Sidoqoftë Mbappe e ndjen vetën një figurë të rëndësishme për klubin ndërsa shtoi se është i vendosur të arrijë gjëra të mëdha me Paris Saint Germian.

“Skuadrës iu nevojit fitorja. Një skuadër e madhe mbështetet te liderët e saj të cilët duhet të bëjnë diferencën në momentet kyçe. Mendoj se mund ta marrë këtë rol të cilin e bëra. Ne ishim efektiv dhe u larguam me fitoren. Dëshirojmë të futemi në histori, ndërsa nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë takim”, tha Mbappe.

Triumfi i mbrëmshëm i kryeqytatsve çoi sërish diferencën me Lillen në 8 pikë, teksa PSG është skuadra e parë që e fillon sezonin me 11 fitore rradhazi në 5 ligat kryesore në Europë, prej Tottenhamit në vitin 1960.