Mbajtja e disa pozitave zyrtare, Miftaraj tregon se si VV ka ndryshuar qëndrim me ardhjen në pushtet

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar qasjen e zyrtarëve të qeverisë të cilët po arsyetojnë mbajtjen e disa pozitave në sektorin publik.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se po ndryshojnë qëndrimet që janë mbajtur gjatë kohës në opozitë, me ato që aktualisht po mbajnë në pushtet.

Madje ka ironizuar duke thënë se duhet t’i “kërkohet falje” kryeprokurorit Lumezi për të cilin vazhdimisht është aluduar.

Postim i plotë:

Dje ne opozite:

Zyrtaret me shume pozita ne sektorin publik e cenojne integritetin e institucionit por edhe te vet zyrtarit publik. Zyrtari publik qe ushtron shume pozita nuk mundet me qene efikas dhe profesional ne ushtrimin e funksioneve publike, perveç qe pasurohet me buxhetin e Kosoves.

Sot ne pushtet:

Nuk eshte ne kundershtim me ligjin qe zyrtari publik me i mbajt edhe 6 pozita zyrtare. Per kete kemi kerkuar qe kete situate ta vleresoj edhe Agjencia kunder Korrupsion.

Propozim: Ti qe ke qene dje ne opozite dhe sot je ne pushtet, bashke me mua, neser konference per media, dhe ti kerkojme falje Aleksander Lumezit qe per tre vite i ke thane po e shkel ligjin, e sot po vepron njejte dhe po e mbron me te gjitha mjetet nje veprim apo qasje te tille.

P.S. Ne konference per media dil vetem, se une edhe dje edhe sot e ndaj te njejtin mendim, se nje zyrtar publik smundet me i mbajte 5, 6 e 7 pozita ne te njejten kohe.