Se për nevoja të veta djalli citon edhe Biblën, është një nga urtitë më domethënëse të dala nga dora e shkrimtarit të madh anglez William Shakespeare.
Analogjikisht kjo i ka ngjarë edhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili ka nxjerrë nga arkivi një shkrim të gazetarit Vehbi Kajtazi, në kohën kur ky i fundit ishte gazetar në “Kohën Ditore”.
Me këtë shkrim të Kajtazit, që Mefail Bajqinovci ia mënjanoi krejtësisht emrin duke e paraqitur thjesht si “shkrim të faktuar nga Koha Ditore”, ai i vazhdoi luftën we tij ndaj opozitës.
“Sot po shohim opozitën duke kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, por a e kanë harruar bashkëpunimin e tyre të mëparshëm me Zvonko Veselinoviçin? A i kujtojnë kohërat kur qeveritë e PDK e LDK paguanin haraç për të mirëmbajtur antenat e telefonisë mobile në pronat e tij?”, ka shkruar Bajqinovci.








