Mbahet aktiviteti “Ecja Prindërore”

Sot mbahet aktiviteti njëditore kushtuar prindërve dhe të drejtës së tyre për të gëzuar politika familjare të shëndetshme.

Balancimi i lejes prindërore mes të dy prindërve mund të krijojë një efekt pozitiv për familjen dhe shoqërinë në përgjithësi. Politikat familjare nuk duhet të nënvlerësohen dhe assesi nuk duhet të forcojnë stereotipet gjinore, të cilat e shohin gruan si të vetmen palë që mund dhe duhet të kujdeset për fëmijën. Burrave, ashtu si edhe grave u duhet ofruar hapësira për të balancuar jetën profesionale me atë private dhe mundësia për të qenë pjesë e kujdesit të fëmijës.

Ftohen të gjithë prindërit të i bashkangjiten “Ecjes Prindërore” me fëmijët e tyre, në mënyrë që së bashku të bëjnë të ditur edhe njëherë se të dy prindërit kanë rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të tyre.

Ecja fillon nga Ura e “Gjermanëve”. Pas ecjes, të gjithë pjesëmarrësit do të mblidhen tek Shatërvani për të diskutuar me përfaqësues të organizatave partnere për politikat aktuale mbi lejen e lindjes dhe për një koktej rasti.

loading…