UFC

Mayweather provokon keq Khabibin dhe McGregorin

Kampioni i botës në boks, Floyd Mayweather ka deklaruar sot se ai është një emër më i madh sesa Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor qoftë në UFC apo edhe në boks.
41-vjeçari e ka lëshuar këtë deklaratë provokuese më shumë në drejtim rusit Khabib, i cili së fundmi ka mposhtur irlandezin McGregor në UFC.

Pas kësaj fitore, Khabib, kishte deklaruar se është i hapur për një ndeshje boksi ndaj Mayweather.

Dhe përgjigja e amerikanit nuk ka vonuar: “Conor dhe Khabib ende më kërkojnë mua, sepse siç kam thënë më parë unë jam fytyra e kësaj periudhe në sportet luftarake, qoftë boks apo MMA. Unë jam fytyra e të gjithëve”.