Mëngjesin e djeshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u raportua se telashet për Cristiano Ronaldon mbaruan, pasi Kathryn Mayorga vendosi të tërheqë akuzat ndaj tij për përdhunim.

Megjithatë përfaqësuesi ligjor i vajzës amerikane mohoi totalisht këtë lajm, duke thënë se padia nuk është tërhequr, por thjesht është ndërruar juridiskioni i çështjes.

“Ne kemi tërhequr padinë tonë në nivel shtetëror, në Nevada, pasi e kemi depozituar të njëjtin denoncim në gjykatën federale. Pra, është ndërruar juridiksioni i çështjes, por jo akuza”, tha mbrojtësi ligjor i Kathryn Mayorga.

Kështu, çështja “Mayorga” do të vijojë t’i “prishë gjumin” Cristiano Ronaldos, pasi vajza amerikane e akuzon futbollistin portugez se e ka dhunuar seksualisht në një dhomë hoteli në Las Vegas, në vitin 2009.