Max Verstappen e fiton edhe Grand-Prixin e Austrisë

Lideri i kampionatit të Formula 1, Max Verstappen, e ka kompletuar “hat-trickun” me fitore pasi ngasësi i ekipit të Red Bullit fitoi në Grand-Prixin e Austrisë nga pozita e parë të dielën.

Me këtë triumf, Verstappen e rrit diferencën me Lewis Hamiltonin në 32 pikë pas nëntë garash.

Ishte fitorja e pestë e Verstappenit në këtë sezon, krahasuar me Hamiltonin që i ka tri. Hamiltoni nga pozita e dytë doli në të katërtën pas një gabimi që bëri, e që i kushtoi me dëmtim të gomave me Mercedesin e tij.

Dëshpërim për Hamiltonin i cili nuk ka fituar tash e dy muaj.

Ngasësi tjetër i ekipit të Mercedesit, Vatteri Bottas, përfundoi i dyti. Ishte para Lando Norris të McLarenit, i cili u ngjit në podium për herën e katërt në karrierë në të njëjtën pistë ku e siguroi të parin vitin e kaluar.