U fol edhe për një transferim të mundshëm te Kukësi, por karriera e Mërgim Mavrajt do të vazhdojë në Bundesligën e dytë gjermane.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pasi mbylli aventurën me Ingolstadt ka firmosur zyrtarisht për 2 vite me Greuther Furth duke u rikthyer te skuadra ku spikati si futbollist dhe luajti për 3 sezone e gjysmë nga viti 2011 deri në 2014-ën.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Greuther Furth me një postim në faqen zyrtare në Twitter ndërsa termat financiarë të marrëveshjes nuk bëhen ende të ditura.

Das Kleeblatt hat Mergim #Mavraj von den @Schanzer zurückgeholt!

Welcome back! ☘️👋#kleeblatt

👉https://t.co/eNgYI3eZGu pic.twitter.com/9stkwTjjus

— SPVGG GREUTHER FÜRTH (@kleeblattfuerth) June 26, 2019