Të martën në mbrëmje, Shtetet e Bashkuara pësuan një barazim ndaj Zelandës së Re (1-1), në një miqësore. Një rezultat i marrë pa trajner.
Por skuadra amerikane tashmë do të jetë nën urdhrat e ish-trajnerit të Paris-Saint-Germain, Mauricio Pochettino. Kombëtarja e zyrtarizoi lajmin në një deklaratë për shtyp të martën.
“Energjia, pasioni dhe etja për të arritur diçka vërtet historike më bindën. Mundësia për të udhëhequr kombëtaren e Shteteve të Bashkuara për meshkuj, përballë tifozëve po aq të pasionuar sa lojtarët, ishte diçka që nuk mund ta kaloja.
Unë shoh një grup lojtarësh plot talent dhe potencial dhe, së bashku, ne do të ndërtojmë diçka të veçantë për të cilën i gjithë kombi mund të jetë krenar”,- ka reaguar Mauricio Pochettino.







