Maturantët serbë provokojnë në Mitrovicë, festojnë me flamuj serbë e rusë dhe afrohen te ura (VIDEO)

Maturantët serbë të shkollës teknike sot në veri të Mitrovicës kanë festuar përfundimin e shkollës.

Ata janë parë në rrugët e qytetit të Mitrovicës Veriore duke bartur flamuj serbë e rusë, ndërsa nga pas përcilleshin nga muzikantët, shkruan Ballkani.info.

Përveç kësaj, ata kanë ndezur edhe flakadën dhe kanë bërë thirrje anti-shqiptare, duke e provokuar rëndë situatën.

Ata po ashtu shkurtazi kanë ardhur edhe deri tek ura që ndanë dy qytetet, duke provokuar sërish, mirëpo ata nuk kanë qëndruar shumë gjatë. /Ballkani.info/