Matuidi thotë se Ronaldo e meriton ta fitojë Topin e Artë
Sipas mesfushorit francez, Blaise Matuidi, Topin e Artë duhet ta fitojë bashkëlojtari i tij te Juventusi, Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez është kandidat për ta fituar çmimin individual për të gjashtën herë pasi që e udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit të tretë rresht në Champions League.
Ronaldo kompletoi transferimin e tij te Juventusi korrikun e kaluar, ndërsa Matuidi deklaroi se 33 vjeçari duhet të jetë fituesi i Topit të Artë të hënën e ardhshme, teksa dha një mendim edhe për sezonin e deri tanishëm të “Zonjës së Vjetër”.
“Cristiano Ronaldo e meriton ta fitojë Topin e Artë. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe kjo e bën dalllimin. Në Champions League po kalojmë në një formë të mirë, kemi pasur disa ndeshje të mira gjersa jemi ndalur vetëm nga Manchester United sepse nuk i konkretizuam rastet”, theksoi Matuidi.
Juventusi ndeshjen e ardhshme e zhvillon të shtunën në Serie A përballë Fiorentinës në udhëtim.