Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, i cili ka kritikuar prej kohësh NATO-n si të varur tepër nga paratë amerikane, të mërkurën emëroi besnikun e tij Matthew Whitaker në postin vendimtar të ambasadorit në Aleancë.

“Matt është një luftëtar i fortë dhe një patriot besnik, i cili do të sigurojë që interesat e Shteteve të Bashkuara të avancohen dhe mbrohen”, tha Trump në një deklaratë.

“Matt do të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s dhe do të qëndrojë i palëkundur përballë kërcënimeve ndaj Paqes dhe Stabilitetit – Ai do ta vendosë AMERIKËN TË PARËN”, tha Trump.

Whitaker në vitin 2019 e mbështeti PDK-në zgjedhjet parlamentare, duke u fotografuar edhe me ish kandidatin për kryeministër të asaj kohe, Kadri Veselin, shkruan Ballkani.info.

“Me mikun tim, Matt Whitaker, u ndalëm për të ngrënë në Burger King, që ta shijojmë ushqimin amerikan edhe te ne. Kjo copëz e vogël e Amerikës në Kosovë është bërë një prej ndalesave të mia më të preferuara”, kishte shkruar Veseli në Facebook. /Ballkani.info/