Matoshi për deklaratat e Baton Haxhiut: Ai nuk paguhet nga taksat tona, ka të drejtë të thotë opinionin e tij

Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu, ku u tha se ai po kërkon amnisti për krimet serbe, duke thënë se ai mund të ketë opinionin e tij dhe ta thotë, pasi nuk është zyrtar i shtetit.

Këto deklarata Matoshi i bëri në Pressing, ku ndër të tjera tha se Haxhiu nuk paguhen nga taksat tona.
“Baton Haxhiu nuk është zyrtar i shtetit. Ai është gazetar, tash opinionist. ai nuk paguhet prej taksave tona dhe ka të drejt të tregojë opinionin e tij për një temë të caktuar.”, ka thënë Matoshi.

Ndryshe, Haxhiu ditë më parë në një deklaratë foli për amnistim të krimeve serbe, për të cilat tha se është keqkuptuar.