Matoshi: Kurti është në zor për ta shitur para kosovarëve Asociacionin, prandaj po ngrit tensione

Analisti politik Halil Matshi ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti po i fsheh disa gjera në procesin e dialogut me Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është sot mekanizmi i fundit për ta ruajtur tokën kushtetuese në veri.

Sipas tij, kryeministri Kurti është në zor të madh për ta shitur para kosovarëve çështjen e asociacionit, prandaj po krijon tensione në atë pjesë.

Postimi i plotë:

Dekalogu

Çka (s)ka me ndodhë sivjet apo cilat janë sot dhjetë të vërtetat që duhet t’i dijnë kosovarët?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është sot mekanizmi i fundit për ta ruajtur tokën kushtetuese në veri, detyrim ndërombëtar, sëkëndejmi interes vital kombëtar i Kosovës.

Albin Kurti është në zor të madh për ta shitur para kosovarëve, prandaj po ngritë tensione krejt të panevojshme dhe të rrezikshme.

Si u gjetën “në lojën me luftë” të presidentit serb Aleksandar Vučić edhe liderët kosovarë? Dhe a ishte interes rus destabilizimi i Kosovës?
Leo Tolstoi thotë: “Lufta është ‘bijë’ e tiranisë.
1.
Luftë nuk ka. Sigurinë e Kosovës 🇽🇰 e garanton fuqishëm ShBA.🇺🇸