Matic thotë se Martial duhet ta kuptojë potencialin e tij

Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic beson se bashkëlojtari i tij Anthony Martial mund të bëhet një prej lojtarëve më të mirë në Premier League por duhet të besojë te vetja për të arritur maksimumin e potencialit që e ka.

Martial të dielën e shënoi golin e katërt këtë sezon në Premier League në fitoren 2-1 ndaj Evertonit dhe Matic thotë se francezi duhet ta kuptojë se është një talent i jashtëzakonshëm.

“Anthony është një talent i madh dhe ai duhet ta kuptojë këtë. Ka nevojë për më shumë vetbesim por nëse vazhdon të shënojë do ta ketë. Nëse e arrin kulmin e potencialit të tij, Martial sigurisht se mund të bëhet njëri prej futbollistëve më të mirë në Premier League. Ndonjëherë mendoj se nuk e kupton se sa i mirë është, ai ka shpejtësi, është i mirë me topin. Martial ka gjithçka çfarë i duhet një lojtari për të luajtur për Manchester United”, u shpreh Matic.

Pas mbërritjes së Sanches në janar, Martial humbi pozitat e tij në formacionin e Mourinhos, por ish sulmuesi i Monacos ka startuar në 7 nga 9 paraqitjet e fundit të “Djajve të Kuq” duke i entuziazmuar tifozët e klubit nga “Old Trafford” me performancën e tij.