Mata shpreson që Pogba të mbetet te United

Juan Mata shpreson se Paul Pogba të mbetet pjesë e Manchester United, për t’i ndihmuar “Djajtë e Kuq” që të bëhen sërish zotër të qytetit.

Tre vjet pas kthimit në “Old Trafford” për një shumë rekord për kohën, 89 milionë paundë, 26-vjeçari ka pranuar publikisht se ai është i hapur për një sfidë të re diku tjetër.

Mirëpo gjatë fazës përgatitore Pogba ka ulur kokën, duke u shfaqur profesionist i madh në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore. Mata shprehet me superlativa për sjelljen e kampionit të botës, duke insistuar se ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën.

“Ne të gjithë e dimë që Paul është një mesfushor fantastik dhe një djalë për së mbari, shumë pozitiv dhe me ndikim tek çdo lojtar i United. Mendoj se ai është i lumtur dhe e bashkon grupin. Si një shok skuadre dhe mik i tij do të doja që të qëndronte, sepse është lojtar shumë i mirë, por s’mund të them asgjë më tepër.”