Mata kurioz për ndeshjet e ardhshme të Manchester United

Juan Mata është përgatitur për ndeshjet gjatë peridhuës 1 mujore që përfshin ndeshje të zorshme për Manchester United, teksa do të përballet me Chelsean, Juventusin dhe Manchester Cityn.

United radhitet në pozitën e 8-të me 7 pikë prapa liderëve, City, Liverpool dhe Chelsea, me të cilët takohet në fundjavë.

Kalendari vazhdon të jetë i vështirë për “Djajtë e Kuq” teksa të martën takohen në Champions League me Juventusin, ndërsa pastaj me 7 nëntor udhëtojnë në Torino për ndeshjen kthyese për të përfunduar me takimin derbi ndaj Cityt 4 ditë më vonë.

Mata që shënoi në rikthimin senzacional ndaj Newcastle para pauzës ndërkombëtare pret një muaj të vështirë por që mund t’i ndihmojë Unitedit të largojë krizën.

“Do të përballemi me kundërshtarë të fortë në Premier League, kurse në Champions presim Juventusin. Por nëse fitojmë mund të jetë një muaj shumë i mirë në aspektin e pikëve dhe vetbesimit. Të shohim se ku do të jemi në muajin nëntor dhe dhjetor, do të jetë një muaj emocionues”, tha Mata.

Për Matan përballja me Chelsean do të jetë rikthim aty ku i kaloi dy sezone e gjysmë, gjatë të cilave fitoi një Champions League, një Europa League dhe një FA Cup.