Mashtruesi Ivica Daçiq. Si i dështoi tërheqja e njohjes nga Palaui!

Republika e Palauit do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kështu shkruan në notën që kryetari i Palauit Tomi Remenges ia ka dorëzuar sot ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Në notë, siç përcjell b92, theksohet se ky shtet ka marrë vendimin që sërish ta shqyrtojë pozicionin e vet lidhur me statusin e Kosovës.

Dhe është pikërisht kjo deklaratë që Daçiqin e bën mashtrues të madh, shkruan Ballkani.info.

Daçiq gjatë gjithë javës së kaluar kishte trumpetuar më të madhe se një shtet të hënë (sot) do ta bëjë të ditur tërheqjen e njohjes.

Mirëpo, sot nuk pati tërheqje të njohjes nga Palau. Presidenti i këtij shteti tha se do ta shqyrtojnë njohjen.

“Në ndërkohë Republika Palaui suspendon të gjitha vendimet paraprake dhe deklaratat lidhur me statusin e Kosovës”, theksohet në notë.

Javën e kaluar Daçiq në një konferencë për mediat ironizoi me Kosovën sa i përket Palauit.

“Përfaqësuesi i atij vendi do të vije në Beograd dhe tash nuk mund të flas për këtë. Unë kam thënë se të hënën, më 21 janar, do ta bëjë publike vendin që e ka tërhequr njohjen”, ka thënë ai, duke pranuar tërthorazi se ka frikë që zbulimi i emrit të shtetit mund ta vë Kosovën në lëvizje dhe ta parandalojë atë.

Ai ka ironizuar me Kosovën. “Le të mendojnë në Prishtinë se për cilin shtet bëhet fjalë, është e sigurtë, bëhet fjalë për shtetin e 13-të”, pati thënë Daçiq. /Ballkani.info/