Mashtrimi rritet ndjeshëm në internet

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ka publikuar një studim të fundit mbi sigurinë kibernetike dhe radikalizimin online në Ballkanin Perëndimor. Sipas studimit, Shqipëria nuk ka një Strategji të Sigurisë Kibernetike në vetvete, në mungesë të saj është e mjaftueshme Iniciativa për Sigurinë Kibernetike 2015 – 2017.

Qëllimi i Dokumentit të Politikave ishte “të rishikojë dhe të koordinojë detyrimet që rrjedhin nga angazhimet që janë ndërmarrë për një hapësirë të sigurt kibernetike, me qëllim që të sigurohet përmbushja të përgjegjësive të të gjithë aktorëve në një mënyrë të koordinuar”. Ky dokument mbështetet në një numër strategjish dhe politikash ekzistuese, duke përfshirë Strategjinë e Sigurisë Kombëtare 2014 – 2020, Axhendën Dixhitale për Shqipërinë 2014-2020, e cila është në përputhje me Axhendën Dixhitale për Europën 2020 dhe Strategjinë e Sigurisë Kibernetike të BE-së. Shqipëria ratifi koi Konventën e Budapestit në qershor të vitit 2002.

Në përputhje me nenin 35 të Konventës, qeveria caktoi një pikë kontaktuese 24/7 në kuadër të Njësisë së Krimit Kibernetik të Policisë së Shtetit Shqiptar. Bashkëpunimi është i mirë, por nuk përdoret aq sa duhet. Nga një perspektivë hetimore, shumë intervistues raportuan marrëdhënie të mira me FBI, Interpol, Europol dhe agjencitë policore të shteteve të tjera, megjithëse policia dhe prokurorët theksuan se disa janë më pak të gatshëm të bashkëpunojnë sesa të tjerët. Për më tepër, u pranua se bashkëpunimi është burim intensiv, kështu që shpesh rezervohet për raste serioze.

Lidhja me rajonin, është raportuar bashkëpunim i mirë me Serbinë dhe Kosovën, por kryesisht në një nivel bazë. Ka pasur trajtime të vazhdueshme nga organizatat ndërkombëtare. Për shembull, OSBE ka kryer një sërë aktivitetesh në lidhje me sigurinë e internetit dhe menaxhimin e fatkeqësive, duke u fokusuar në infrastrukturën kritike, një fushë që u theksua si nevojë për trajnim të mëtejshëm. Veprat penale të krimit kibernetik janë të sanksionuara në Kodin Penal të Shqipërisë dhe në Ligjin e Komunikimit Elektronik shkruan Monitor.

Me rritjen e aksesit të përdorimit të internetit rritet edhe numri i mashtrimeve kibernetike në Shqipëri. Shumica e rasteve të krimit kibernetik lidhen me mashtrimin; raste të tjera përfshijnë hakimin, përndjekjen online dhe ndërhyrjen e të dhënave. Rastet e hakimit shpesh përfshijnë qytetarë shqiptarë dhe të huaj, ndërkohë që rastet e përndjekjes në internet kryesisht përfshijnë shtetas vendas, si dhe rastet e ndërhyrjes së të dhënave. Numri i procedurave të regjistruara penale lidhur me mashtrimet kompjuterike është rritur, por dënimet mbeten të ulëta: pesë në vitin 2017 dhe në 2016, dhe katër në 2015. Është pohuar se qeveria bie pre e pesë deri në dhjetë sulme kibernetike në vit.

Sipas studimit, Shqipëria është e përgatitur mirë sa i përket legjislacionit në përgjithësi dhe sfera e sigurisë kibernetike nuk është e ndryshme. Kjo u ripohua nga BE, e cila në vlerësimin e saj të vitit 2018, pohoi se Ligji për Sigurinë Kibernetike është pjesërisht i përafruar me NIS, duke vënë në dukje më tej se Shqipëria është e përgatitur mesatarisht në fushën e sigurisë së informacionit, duke theksuar progresin në lidhje me planin e veprimit dixhital të axhendës, shërbimet e qeverisjes elektronike, strategjinë ndërsektoriale të axhendës dixhitale të Shqipërisë për 2015-2020 dhe planin për zhvillimin e brezit të gjerë.

Vlerësuesit e BE-së përmendën përparim të mirë në fushën e komunikimeve elektronike me miratimin e ligjit për zhvillimin e rrjeteve të komunikimit elektronik me shpejtësi të lartë, duke theksuar se ky ligj është plotësisht në përputhje me BE. Sidoqoftë, pengesat dhe sfi dat që pengojnë kapacitetet institucionale brenda autoriteteve qeveritare mbeten, duke përfshirë ato në lidhje me personelin, trajnimin dhe kapacitetin teknik. Marrëdhëniet ndërmjet sektorit publik dhe atij privat duhet të shfrytëzohen më mirë në këtë fushë.