Martial ndryshon mendje, synon të qëndrojë te Manchester United

Pas lajmeve të shumta se do të largohej me parameter zero nga Manchester United në merkaton e kësaj vere, Anthony Martial ka ndryshuar mendje.

Falë paraqitjeve shumë të mira që ka bërë së fundmi dhe rëndësinë që ka si futbollist te “Djajtë e Kuq”, sulmuesi francez ka vendosur të rinovojë kontratën me Manchester United, duke shuar ëndrrat e shumë e klubeve të mëdha që donin të firmosnin me të pa shpenzuar asnjë cent.

Martial do të zgjasë edhe për 5 vite bashkëpunimin me “Djajtë e Kuq”, ndërsa pak kohë më parë United shfrytëzoi opsionin që ekzistonte në marrëveshje për të zgjatur edhe me një vit kontratën aktuale e cila skadon në 2020-ën.