Liban

Martesë në tragjedi, momenti kur rrezikohet jeta e një çifti që po martohej kur ndodhi shpërthimi në Beirut

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe rreth 4 mijë të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur pasditën e së martës në Beirut të Libanit.

Në pamjet e publikuara shihet shkatërrimi i qytetit dhe lëndimet e njerëzve që pësuan nga ky shpërthim. Sipas disa pamjeve, shihet se në momentin e shpërthimit po realizoheshin xhirimet e një dasmeje.

Gjersa nusja filmohet, toka tronditet dhe më pas personi që po e mbante kamerën ikën dhe në rrugë shihet pluhuri i ngritur në ajër.

Sipas informacioneve jozyrtare, shpërthimi është pasojë e një incidenti ku në një magazinë ku mbaheshin lëndë plasëse me rrezikshmëri të lartë shpërthimi.