Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje minimale nga Olympique de Marseille në Parc de Prince, në derbin francez të njohur si ‘Le Classique’.
Pas një harkimi të Dimitri Payet nga gjuajtja e lirë, Florian Thauvin e priti topin në zonë dhe e dërgoi në rrjetë (31’).
#PSGOM – Goal scored by Florian Thauvin 🔥 pic.twitter.com/jEH7aJeioO
— Ligue1 FOLLOWS (@Ligue1Follows) September 13, 2020
Pablo Sarabia dhe Neymar patën raste në pjesën e dytë, ndërsa Angel di Maria realizoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Edhe Dario Benedetto shënoi në anën tjetër, mirëpo anësori e ngriti flamurin dhe golin u anulua.
Parisienët u përpoqën deri në fund të takimit që të realizonin gol, mirëpo nuk ia dolën dhe u desh të pajtoheshin me humbjen e dytë radhazi.
Fundi i ndeshjes u shoqërua me tensione dhe përleshje fizike, me ç’rast u ndanë pesë kartonë të kuq duke përfshirë edhe Neymarin.
Për Marsielle, kjo ishte fitorja e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluar dhe tashmë është ngritur në kuotën e gjashtë pikëve.
Marseille kësisoj i ka dhënë fund një ecurie negative prej pothuajse nëntë viteve pa fitore ndaj PSG-së, me të fundit në nëntor të 2011-ës.







