Marrëveshja që e dërgon Sanchezin te Interi pritet të finalizohet këtë javë

Alexis Sanchez pritet të largohet nga Manchester United gjatë ditëve në vijim.

Sulmuesi kilian nuk bën pjesë më në planet e Manchester Unitedit, prandaj largimi i tij nga “Old Trafford” këto ditë është i pashmangshëm.

Sulmuesi kilian është i panevojshëm në “Old Trafford”, prandaj i ka bërë valixhet gati për t’u larguar.

Sipas të së përditshmes italiane “Corriere della Serra”, Sanchez pritet të huazohet në Inter gjatë këtyre ditëve, ndërsa “Nerazzurri” do t’i paguajnë 5 milionë euro për të.

Pas një viti, Interi do ta ketë mundësinë e blerjes përfundimtare të ish futbollistit të Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit.

loading…