Marrëveshja në Kongres me MCC, Kurti e Osmani s’e lëshojnë rastin, nisen të dy drejt Amerikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar për në Uashington D.C.

Nëpërmjet një komunikate për media nga zyra e Presidencës ka njoftuar se Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, përcjell Ballani.info

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale.