Mariano Diaz falenderon Lopeteguin për mundësinë e rikthimit te Real Madridi

Mariano Diaz i është mirënjohës Julen Lopeteguit për dhënien e mundësisë së rikthimit në “Santiago Bernabeu”.

Lopetegui u shkarkua pas 24 orëve prej humbjes deklasuese 5-1 në “El Clasico” përballë Barcelonës, me ish përzgjedhësin e Spanjës që qëndroi në stolin e “Los Blancos” për vetëm 14 ndeshje.

Diaz ishte përforcimi i vetëm në repartin e sulmi gjatë verës së kaluar, verë që përfshiu largimin e Cristiano Ronaldos nga kampionët e Europës.

“Do t’i jem përgjithmonë falenderues Lopeteguit, njërit prej presonave që e mundësoi rikthimin tim në shtëpi. I dëshiroj më të mirën për të ardhmen. Tani duhet të luftojmë më shumë se herave tjera për t’u kthyer në vendin që na takon”, nënvizoi sulmuesi nga Republika Domenikane.

Goli i vetëm i Mariano Diaz me fanellën e Real Madridit këtë sezon u shënua në Champions League në fitoren 3-0 ndaj Romës.