Marcelo mungon ndaj Chelseat për shkak të zgjedhjeve

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, mund të mungojë në duelin kthyes të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Chelsea, pasi është thirrur që të monitorojë një qendër votimi gjatë zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet për asamblenë e Madridit do të mbahen të martën më 4 maj. Reali dhe Chelsea barazoi 1:1 në shtëpi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales. Takimin kthyes e luan pas një jave në “Stamford Bridge”. Klubi spanjoll është duke e analizuar situatën për të parë nëse ndonjë rregull do ta lë atë të udhëtojë me ekipin. Nëse braziliani i krahut të majtë nuk largohet nga detyrat e tij për ditën e ndeshjes, ai nuk do të lejohet të udhëtojë me ekipin një ditë para ndeshjes. Gazeta spanjolle “El Mundo” ka raportuar se klubi ka apeluar në Komisionin Zgjedhor, por kërkesa i është refuzuar.