Mbrojtësi brazilian

Marcelo mendon se gazetarët e kritikojnë Lopeteguin sepse ia kanë zilinë

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo nuk pajtohet me gazetarët që e kritikojnë trajnerin e “Los Blancos”, Julen Lopetegui.

Sipas Marcelos të gjithë gazetarët tentojnë ta lëndojnë ambientin e Real Madridit prej zilisë që nuk dijnë të luajnë futboll.

“Është e vështirë kur nuk fitoni, por ju flisni për krizë sikur dëshironi të na goditni. Të gjithë gazetarët tenojnë të na lëndojnë, ndoshta është për shkak të zilisë që nuk dini të luani futboll. Sipas meje Lopetegui po bën një punë të mirë”, u shpreh Marcelo.

Marcelo i cili shënoi njërin prej dy golave në fitoren e mbrëmshme 2-1 ndaj Viktoria Plzen, zbuloi se lëndimi nuk është aq serioz sa u supozua dhe se do të tentojë të jetë i gatshëm për “El Classicon” e së dielës.