Kina ka emëruar sërish në krye të pankinës së kombëtares së tyre trajnerin italian Marcello Lippi, të cilit i është besuar skuadra për të bërë të mundur kualifikimin për në Botërorin e ardhshëm, Katar 2022.

Lippi e drejtoi kombëtaren e shtetit aziatik për në kualifikueset e Rusi 2018, por me 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje nuk arriti të kualifikojë skuadrën për në grupet e Botërorit.

71-vjeçari e drejtoi kombëtaren e Kinës nga viti 2016 deri në janar të vitit 2019 ku Kina u mund 3-0 nga Irani në çerekfinale të Kupës së Azisë.

Më pas vendin e tij e zuri Fabio Cannavaro, por ky i fundit u tërhoq për të qëndruar më pranë familjes.